Telegrafi

iPhone 6 me 4.7” në shtator, tjetri me 5,5” në tetor

Sipas Cantor Fitzgerald, Apple do ta lansojë iPhone 6 (4.7”) në shtator, dhe iPhone 6 (5.5”) vjen në tetor.

Të dy versionet e reja të iPhone 6 do të sjellin specifika të reja, duke përfshirë edhe ekranin me rezolucion prej 1704 x 960 pikselëve.

Apple pritet të debutojë me versionin e ri të procesori mobil prej 64-bit në iPhone 6, përkatësisht Apple A8, ndërsa thuhet gjithashtu se gjenerata e re e iPhone do të sjell edhe më shumë RAM, në krahasim me modelet ekzistuese.

iPhone 6 besohet se do të sjell edhe kamerën e re, e cila thuhet se do të jetë më e hollë sesa versionet paraprake, dhe e cila do të përputhet me dizajnin më të hollë që do ta sjell iPhone 6, si dhe stabilizuesin optik – OIS.

Apple gjithashtu pati thënë se iOS 8 do të lëshohet në vjeshtë, dhe në këtë kohë pritet të vijë edhe iPhone 6, Apple iOS 8, dhe Apple iWatch. / Telegrafi /