Telegrafi

iPhone 6 do të sjell ekrane, 4.7” dhe 5.5”?

Mirëpo një raport i ri nga Reuters, thotë se iPhone 6 do të lansohet në vjeshtë, dhe pritjet janë që kjo të ndodhë në muajin shtator, ngjashëm sikurse edhe versionet e kaluara të iPhone.

Sipas burimeve thuhet se versioni fillestar i iPhone 6 do të sjell ekranin me 4.7 inç në shtator, ndërsa versioni i iPhone 6 me 5.5 inç do të lansohet disa muaj më vonë.

Burimi i njëjtë i informacionit thotë se furnitorët si Japan Display Inc, Sharp Corp dhe LG Display Co Ltd tashmë janë kontaktuar për mundësitë e prodhimit të ekranit.

Në mesin e thashethemeve tjera thuhet edhe se iPhone 6 do të bazohet në procesorin e ri të Apple, A8 me 64 bit, ndërsa risi tjetër në këtë model do të jetë edhe versioni i ri i sistemit operativ të kompanisë, iOS 8, si dhe kamera e pasme me 8 mega-piksel. / Telegrafi /