Telegrafi

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus tani edhe në 22 shtete të reja

Apple e ka lansuar iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus të premten e kaluar, më 19 shtator, në një numër të vogël të shteteve, sikurse Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, ndërsa tani kësaj liste i janë shtuar edhe 22 vende tjera.

Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Irlanda, Italia, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Katari, Rusia, Arabia Saudite, Spanja, Suedia, Zvicra, Tajvani, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë disa nga vendet ku fansat e iPhone mund ta marrin ndonjërin nga modelet e reja të telefonave të famshëm.

Në këtë moment duket se kërkesa është e lartë për të dyja modelet e iPhone, ndërsa koha e dërgimit të pajisjeve tek përdoruesit pritet të jetë prej 3 deri në 4 javë, edhe pse ende nuk dihet se sa njësi të telefonave të rinj do t’i ofrojë Apple në këto vende të reja.

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus tashmë pajisje shumë të famshme për Apple, ndërsa kompania ka arritur të shesë një total prej 10 milionë njësive deri në fund të fundjavës së kaluar, dhe kjo shifër përfshinte edhe 4 milionë para-porosi të bëra në 24 orët e para. (Telegrafi)