Telegrafi

iPhone 6 bie nga stratosfera në tokë, dhe i mbijeton rënies edhe në -56 gradë (Video)

Një video e pabesueshme zbulon pamjet e iPhone 6 duke fluturuar në stratosferë ndërsa ishte e ngjitur në një balon të motit, dhe e ekspozuar në erëra 70mph (112kph) dhe temperaturat deri në -56 ° C.

Litari që e mbante telefonin ka rënë poshtë në tokë bashkë me iPhone 6, dhe kështu e ka demonstruar qëndrueshmërinë e mbështjellësit të telefonit.

Kompania që e prodhon këtë mbështjellës dhe e cila e ka bërë këtë test e kishte lidhur telefonin e Apple me dy kamera GoPro, një GPS, balon të motit në lartësinë prej 30.480 metrash dhe një parashutë për ta menaxhuar “aterrimin” e iPhone 6.

Kjo video është postuar fillimisht në CNET, dhe e njëjta e shfaq iPhone 6 i cili bie në afërsi të Chirk Castle në Uellsin Verior. Testi është bërë në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Steve Armstrong, bashkë-themeluesi i Urban Armor Gear, tha pas testit: "Testet tona tashmë kanë përmbushur standardet ushtarake, por tani ne mund të themi edhe zyrtarisht se mbështjellësit tanë janë testuar edhe për rënie nga hapësira." (Telegrafi)