Site icon Telegrafi

iPhone 6.1″ LCD mund të dal në treg me vonesë

Mund të ju duhet të lëvizni shpejt në qoftë se dëshironi të merrni iPhone-in e ri nga Apple që vjen me çmim të lirë – ndoshta gjithashtu do të duhet të prisni për një kohë. Kështu së paku mendon firma analitike GBH Insights.

Duket sikur Apple do të vazhdojë të zbulojë tre modele të reja iPhone në shtator në format e iPhone X Plus gjigant, iPhone X të rifreskuar dhe iPhone-in e ri LCD. Ndërsa iPhone X Plus pritet të ketë një ekran gjigant OLED prej 6.5 inç dhe potencialisht një kamera me tre lente, iPhone X me 5.8 inç duhet të jetë më shumë një rifreskim me një përmirësim të fuqisë procesuese. Modeli i tretë është pjesa ku bëhet më e komplikuar.

Sipas firmës analitike GBH Insights, Apple mund të ketë një vonesë në iPhone-in e saj të volitshëm me ekran 6.1 inç. Kjo mund të jetë deri në katër muaj. Me shumë gjasë do të arrijë para Krishtlindjeve, që mund të krijoj një situatë të shpejtë të shitjes.

Kompania thotë se për shkak se njerëzit kanë anashkaluar blerjen e iPhone 8 dhe iPhone X, të gjithë ata, do të blejnë modelet e reja këtë vit. Pra, pritet konkurrencë e ashpër edhe për iPhone më çmim të përballueshëm pasi që pajisja gjithashtu tërheq përdoruesit e rinj që përndryshe nuk do të shpenzonin paratë në Apple.

Exit mobile version