Telegrafi

iPhone 5S, prezantohet më 20 qershor?

Sipas Macotakara, revistës së njohur japoneze thuhet se Apple do të zbulojë modelin e saj të ri të telefonit në një ngjarje mediale e cila do të mbahet më 20 qershor, ndërsa shitja e iPhone 5S do të fillojë gjatë muajit korrik.

Për më tepër, sipas revistës, Apple do të lansojë edhe versionin e lirë të iPhone për vendet në zhvillim, si Kina dhe India, dhe se ky model do të paraqitet në këto tregje gjatë gushtit 2013.

Në ngjarjen e njëjtë, thuhet se Apple do të prezantojë edhe versionin e ri të sistemit të saj operativ iOS.

Komponenta që nuk do të ndryshojë në iPhone 5S do të jetë forma dhe dizajni. Ndërsa, iPhone 5S pritet të vijë me procesor më të shpejtë, A7, kamerë të përmirësuar, dhe çipin për identifikim të pajisjes me gisht, nëpërmjet butonit kryesor, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjen ndaj vjedhjes së pajisjes. / Telegrafi /