Telegrafi

iPhone 5S me ekran më të madh, në vjeshtë?

Të paktën këto janë disa konkludimet e ekspertëve të tregut të konsumit elektronik, të cilat janë nxjerrë pas prezantimit të rezultateve financiare të Apple, nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook.

Për të qenë të sakta, mediat thonë se Tim Cook nuk i ka bërë saktësisht këto pohime, mirëpo në deklaratën e tij në publik, Cook ka thënë se “Apple është duke punuar shumë në krijimin e harduerit, softuerit, dhe shërbimeve tjera të mahnitshme, të cilat ne mezi po presim t’i prezantojmë në vjeshtë dhe gjatë vitit 2014.

Cook ka lënë të kuptohet se do të punohet në këtë drejtim, pasi ka thënë se Apple do të krijojë kategori të reja të produkteve, dhe këto deklarata kanë qenë të mjaftueshme për t’i shtyrë analistët të mendojnë në këtë drejtim. / Telegrafi /