Telegrafi

iPhone 5S është telefoni më i shpejtë në treg

Ky vlerësim ka ardhur pas testimit të pavarur të shpejtësisë të bërë nga revista Which?, e cila i ka marrë për bazë testët e shpejtësisë të bëra nga Geekbench, e cila është një pikë e besueshme referimit për testime të shpejtësisë së telefonave të mençur mobil. 

iPhone 5S, modeli më i ri i kompanisë Apple është testuar duke përdorur Geekbench me performancën e single core dhe atë të multi-core, në të cilat iPhone i ka lënë anash rivalët e saj sa i përket performancës së telefonit.

Në krahasimin me single-core, Apple iPhone 5S ka marrë 1401 pikë, krahasuar me 882, 687 dhe 643 sa kanë marrë modelet; LG G2, Galaxy S4 dhe HTC One.

Ndërsa në testin me multi-core, Apple ka arritur të marrë vendin e parë me 2561 pikë. Vendin e dytë dhe të tretë, pas iPhone 5S e ka marrë LG me modelin e fundit G2, me të cilin ka arritur të marrë 2355 pikë, ndërsa Samsung Galaxy S4 ka marrë 1939 pikë dhe ka mbetur i katërti në listë. / Telegrafi /