Telegrafi

iPhone 5S është i artë, iPhone 5C plastik e me ngjyra

WSJ nuk i ka specifikuar detajet për modelet e reja të iPhone, mirëpo besohet se ajo që do të shohim së shpejti do të jetë iPhone 5S, i cili do të ketë mbështjellës të metalit, si dhe iPhone 5C me trup plastik dhe ngjyra të ndryshme. 

Tashmë dihet se iPhone 5S do të vijë edhe në versionin e artë, dhe kjo është konfirmuar nga dy media të rëndësishme si TechCrunch dhe AllThingsD.

Lansimi i dy modeleve të reja të iPhone në shtator, do ta bëhej sipas traditës së mëhershme të prezantimit të iPhone, ndërsa paraqitja në treg e telefonave do të bëhej dy javë pas prezantimit zyrtar. / Telegrafi /