Telegrafi

iPhone 5S, ekran dyfish më të mirë se modeli paraprak

Sipas thashethemeve të cilat kanë qarkulluar në internet për një kohë të gjatë, thuhet se dizajni i iPhone 5S do të jetë i ngjashëm me atë të iPhone 5, mirëpo komponentat e këtij modeli do të jenë më të avancuara, përfshirë procesorin dhe RAM memorien.

Ndërsa një raport i ri i ËeiPhone, thotë se iPhone 5S do të vijë me ekran të ri dhe të përmirësuar, dhe i njëjti do të ketë dyfish më shumë piksel se sa paraardhësi i tij, ose diku rreth 1.5 milionë piksel.

Sipas këtyre burimeve, iPhone 5S (ose iPhone 6) do të ketë kornizë më të ngushtë të ekranit, dhe ky model thuhet se është në përgatitje e sipër, dhe se i njëjti do të fillojë shitjen gjatë muajit shtator të këtij viti. / Telegrafi /