Telegrafi

iPhone me 5G është në zhvillim e sipër, pohon raporti i ri

Reuters po citon një raport të kohëve të fundit të Nikkei Asian Review bazuar në burime të cilat pretendojnë se Apple po mobilizon furnizuesit e saj për lansimin e iPhone 5G.

Raporti rikonfirmon thashethemet e mëparshme në atë se do të ketë tre iPhone me 5G të aktivizuar vitin e ardhshëm.

“Kjo do të jetë hera e parë që Apple prezanton iPhone 5G. Do të jenë tre prej tyre dhe kompania ka vendosur një objektiv agresiv të shitjeve” – thuhet nga burimi i njohur me çështjen.

Për më tepër, më shumë konfirmime vijnë në lidhje me çipin e modemit që Apple do të përdorë për të mundësuar 5G në telefonët e tyre.

Qualcomm do të jetë furnizuesi i modemit, që është gjithashtu diçka që është raportuar tashmë.

Informata e fundit u publikua nga Nikkei, duke u mbështetur në informacionet e marra nga katër persona të njohur me planet e Apple.

Ndërsa ky raport konfirmon parashikimin e mëparshëm të Ming Chi-Kuo për tre iPhone 5G, ai kundërshton raportin e fundit i cili sugjeron që do të ketë katër. /Telegrafi/