Telegrafi

iPhone 5C, një model i lirë me kamerë 8MP?

Sipas thashethemeve të fundit thuhet se iPhone 5C do të mund të vijë me specifikat e njëjta me iPhone 5, ndërsa tani janë paraqitur edhe disa raporte të cilat komentojnë mbi kamerën e mundshme të versionit të lirë të iPhone.

Besohet se kamera e iPhone 5C do të jetë me 8 mega-piksel, ndërsa karakteristikat harduerike të kamerës mendohet se janë të ngjashme me ato të iPhone 5.

Edhe pse nuk ka detaje tjera për specifikat e iPhone 5C, siç dihet tashmë mbështjellësi i këtij modeli do të jetë i plastikës, dhe i njëjti do të vijë në ngjyra të ndryshme, për t’i plotësuar kërkesat e shumta të konsumatorëve. / Telegrafi /