Telegrafi

iPhone 5C: Fillojnë shitjet me para-porosi

Pas zgjedhjes së ngjyrës së preferuar të telefonit dhe kapacitetit të memories së brendshme, (16GB kushton 99 dollarë, 32GB është 199 dollarë), përdoruesit e rinj të iPhone 5C mund ta marrin telefonin me kontratë dy vjeçare nga njëri ndër operatorët mobil amerikan — AT&T, Sprint or Verizon.

Ndërsa, ata që duan të jenë të lira nga obligimet kontraktuale me operatorët, mund ta blejnë iPhone 5C për një kosto që arrin në 549 dollarë (16GB) apo 649 (32GB) dollarë.

Për të gjitha versionet e zgjedhura, data e arritjes tek përdoruesit është 20 shtatori 2013, datë kjo kur iPhone 5C do të jenë në dispozicion edhe në dyqanet e Apple në SHBA. / Telegrafi /