Telegrafi

iPhone 5, vjen me nano sim-kartë të hollë

Megjithatë, tani thuhet se modeli më i ri i telefonit të famshëm të Apple do të funksionojë me nano-sim kartelë, dhe sot janë parë disa numra të operatorit britanik Vodafone, të cilët janë prodhuar enkas për iPhone 5.

Edhe pse fotografia ishte larguar më pas nga Vodafone, CNET kanë arritur ta kopjojnë atë para se të hiqet nga blogu zyrtar i kompanisë telefonike.

Në postimin e saj në blog, Vodafone kishte thënë se nano sim-kartela për iPhone 5 është rreth 40 për qind më e hollë sesa versioni paraprak i kartelës, dhe kjo edhe një herë e dëshmon se iPhone 5 do të vijë në një hollësi të jashtëzakonshme, ose përafërsisht rreth 40 për qind më i hollë se iPhone 4S.  / Telegrafi /