Telegrafi

iPhone 5 thyen rekordin e para-porosive

 
Telefoni u bë i mundshëm për porositje më 14 shtator dhe shumë shpejt shiti të gjithë rezervat e gatshme për lansim më 21 shtator, duke detyruar kompaninë t’i kërkojë konsumatorëve të presin rreth dy javë për marrjen e dërgesave. AT&T nuk ka bërë të ditur shifrat e sakta por e ka quajtur këtë ngjarje si “lansimi më i suksesshëm i iPhone ndonjëherë”.
 
Ndërsa, në orët e fundit, Apple ka publikuar shifrat e veta rreth shitjes, ku ka deklaruar se më shumë se dy million iPhone 5 janë para-porositur vetëm 24 orët e para. Kjo shifër, është më shumë se dyfishi prej shitjeve të mëparshme të iPhone 4s, i cili shiti rreth një million njësi në ditën e parë të daljes në treg.
 
Gjithashtu, Apple ka shtuar se shumica e para-porosive do të dërgohen deri më 21 shtator, por disa prej tyre do të duhet të shtyhen për dërgesë në tetor. /Telegrafi/