Telegrafi

iPhone 5 shitet pë 1,100 dollarë!

Sipas një raporti thuhet se disa tregtar aziatik tashmë kanë arritur që ta kenë iPhone 5 në stokun e tyre, dhe çmimin që ata e kanë vendosur për të sillet rreth 1100 dollarë, ndërsa çmimi që Apple do ta ketë në dyqanet e saj në Hong Kong do të jetë i përafërt me 720 dollarë.

Duke e ditur se Apple është shumë e shtrënguar sa i përket lansimit të çdo modeli të ri të iPhone që ajo paraqet në treg, është interesante të dihet se si këta tregtar kanë arritur ta kenë atë në dyqanet e tyre, para se Apple ta fillojë shitjen zyrtarisht.

A mendoni se së shpejti edhe shitësit shqiptar do ta kenë iPhone 5 në ofertën e tyre? Kush prej jush do ta blinte i pari?