Telegrafi

iPhone 5 përkrah dy rrjete mobile

iPhone 5 me dy module, ka qenë tema që është diskutuar shumë nga mediat globale, mirëpo tani, disa të dhëna thonë se një gjë e tillë me të vërtetë do të ndodhë, pasi që detajet lidhur me rrjetet që do t’i përkrah iPhone, janë zbuluar në një aplikacion të modelit i cili është në testim. 

Për më shumë, një zhvillues i platformës iOS e ka kontaktuar faqen TechCrunch të cilës i ka dhënë detaje lidhur me rrjetet mobile që do t’i përkrah telefoni i gjeneratës së pestë të Apple. 

Megjithatë, pritet që brenda disa muajve të zbulohen të gjitha detajet e modelit të ri të iPhone, kur i njëjti do të paraqitet në treg. / Telegrafi /