Telegrafi

iPhone 5, në treg më 4 Tetor

Lajmin e ka publikuar AllThingsD, agjensia prestigjoze e cila i referohet burimeve të saj të brendshme të kompanisë, shumë pranë shefit të ri ekzekutiv Tim Cook. Sipas këtij burimi Cook ndodhet nën presionin e bilanceve të suksesshme që ka lënë pas Steve Jobs dhe dëshiron të godasë tregun menjëherë me iPhone 5.

Megjithatë, mbetët për tu parë çfarë do të bëjë kjo kompani. Apple nxorri iPhone 4 në qershor të vitit 2010 dhe deri më tani ka shitur 20.34 milion modele të tij. /Telegrafi/