Telegrafi

iPhone 5 në Sprint, më 1 tetor?

Sipas një njoftimi të fundit, operatori mobil amerikan Sprint do ta lansojë iPhone 5 në javën e parë të tetorit, dhe siç thuhet, modeli më i ri i iPhone do të jetë në dyqanet e këtij operatori që nga dita e parë e lansimit të tij në treg.

Edhe më herët është folur për lidhjen e Sprint me iPhone 5, ndërsa kjo do të jetë hera e parë që ky operator mobil shet iPhone, dhe si datë e mundshme që një lansim i tillë të ndodhë është dhënë java e parë e tetorit, ose më saktë, 1 tetori i këtij viti.

Gjatë ditës së djeshme ishte thënë se Apple tashmë ka filluar të trajnojë stafin e saj për iOS 5, iCloud dhe lansimin zyrtar të iPhone, pasi që pritet që këto shërbime dhe produkte të reja të kësaj kompanie të prezantohet pas disa javësh. / Telegrafi /