Telegrafi

iPhone 5, më i hollë dhe më i lehtë?

Para pak ditësh, ishte thënë se iPhone 5 do të paraqitet në treg gjatë muajit shtator, ndërsa në këtë raport gjithashtu ishin paraqitur disa pamje të mundshme të modelit të ri të telefonit të Apple.

Tani, raporti i fundit i publikuar nga Wall Street Journal, të cilët thonë se kanë pranuar informacione nga burime brenda kompanisë Apple, dhe pohojnë se modeli i ri i iPhone do të jetë më i hollë dhe më i lehtë, krahasuar me iPhone 4.

Një karakteristikë tjetër për të cilën raportohet, është se iPhone 5 do të posedojë kamerën me 8 mega-piksel, dhe se e njëjta do të bëhet nga Sony.

Fotografia e publikuar më lartë është një koncept i mundshëm për iPhone 5, i krijuar nga Michal Bonikowski. / Telegrafi /