Telegrafi

iPhone 5 me ekran katër inç?

Sipas DigiTimes, thuhet se iPhone 5 do të ketë ekran më të gjerë se sa versioni paraprak iPhone 4. Më saktësisht, thuhet se iPhone 5 do të ketë një ekran me 4 inç, për dallim prej iPhone 4 i cili posedon ekranin e ndjeshëm në prekje, me 3.5 inç.

Dhe kjo mund të jetë shumë e saktë, nëse marrim parasysh edhe thashethemet e fundit për iPhone Mini, ndërsa versioni i ri i iPhone do ta bënte dallimin e qartë mes versionit minimal dhe atij maksimal që do të ofrohej për përdoruesit e telefonave të Apple.

Për më shumë, thuhet se Apple në iPhone 5 do të përdor edhe procesorin e ri A5, i cili bazohet në Cortex A9 Multicore, ndërsa thuhet se i njëjti do të jetë prezent edhe në modelin e ri të tabletit të Apple, iPad 2. / Telegrafi /