Telegrafi

iPhone 5 më 21 tetor në Mbretërinë e Bashkuar, e pak më vonë edhe tek ne?

Tani, thuhet se Apple ka një datë të saktë të lansimit të modelit të saj të ri të telefonit për Mbretërinë e Bashkuar, dhe është data 21 tetor, si dita e lansimit të iPhone 5.

Sipas Know Your Mobile, thuhet se operatori britanik O2 do ta ketë iPhone 5 në dyqanet e saj më 21 tetor.

A do të thotë kjo se Apple do ta lansojë për herë të parë iPhone 5 në Angli, dhe kjo do të jetë data finale e lansimit, apo telefoni më i kërkuar për momentin do të prezantohet fillimisht në tregun amerikan, për tu pasuar më pas edhe me Evropën?

Janë këto përgjigje për të cilat duhet pritur edhe një kohë derisa Apple të zyrtarizojë gjithçka, mirëpo nëse ndodh që iPhone 5 të paraqitet fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar, atëherë nuk do të vonojë shumë për ta pasur një të tillë edhe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, duke e marrë parasysh shpejtësinë me të cilën diaspora jonë na furnizon me modelet më të reja të telefonit. / Telegrafi /