Telegrafi

iPhone 5 lansohet sot

Gjithashtu pritet që produkti më i ri nga Apple të ketë pajisje të re konektimi që do të thotë se të gjitha pajisjet shtesë të modeleve të vjetra nuk do të punojnë në verzionin e ri. 

Lansimi i produktit pritet të bëhet rreth orës katër pasdite edhepse iPhone i ri nuk do të jetë në tregun europian për disa javë.

Tregu i telefonave të mençur është duke u bërë më i ashpër, me kompanitë si Samsung, Nokia dhe Apple të gjitha duke garuar për të arritur majën e listës.

Konkurrenca e ashpër nga kompanitë tjera i ka shtuar presionin iPhone 5 që t’i befasoj konsumatorët dhe të sjell sa më shumë para për gjigantin teknologjik, Apple Inc. /Telegrafi/