Telegrafi

iPhone 5 lansohet më 16 gusht?

CNET ka ardhur në këtë përfundim, pasi që e ka gjetur një njoftim për punëtorë nga kompania Apple në Mbretërinë e Bashkuar, në të cilin kërkohen punëtorë të dedikuar për shitjen e iPhone, që nga data 16 deri më 29 gusht të këtij viti.

Pas disa hulumtimeve të bëra nga CNET, është gjetur se Apple është duke kërkuar staf të mjaftueshëm për të shitur modelin e ri të iPhone.

Sipas të gjitha gjasave, Apple nuk është duke kërkuar qindra njerëz të rinj vetëm për të shitur iPhone 4, ndërsa me këtë zbulim, dita e 16 gushtit do të jetë dita e lansimit të modelit të ri, iPhone 5.

 Nëse ndodh të jetë kështu, atëherë pritet që Apple të njoftojë publikun për modelin e ri të iPhone, ndërsa gjithsesi se disa ditë para lansimit zyrtar kompania do të ofrojë edhe mundësinë e porositjes së telefonit të saj më të ri. / Telegrafi /