Telegrafi

iPhone 5, kamerë Full HD në 1080p?

Për më shumë, 9 to 5 Mac thotë se ka zbuluar diçka interesante sa i përket sistemit të ri operativ të Apple, përkatësisht versionit iOS 5, për të cilin thonë se do të ketë aplikacione të cilat do të mundësojnë eksportimin e videos me 1080p.

Kjo nënkupton se Apple do të ofrojë për përdoruesit e saj një pajisje e cila incizon video në Full HD dhe 1080p, dhe e njëjta do të quhet iPhone 5.

Përkundër faktit se do të lëshohet me kamerë prej 8MP, dyshohet se ky model do të vijë në të njëjtën kohë me iOS 5, për të cilën thuhet se do të vijë gjatë muajit shtator. / Telegrafi /