Por tani, projektuesi Michal Bonikowski ka vënë së bashku disa prej thashethemeve në një dizajn të vetëm për të cilin ai thotë se mund të jetë një koncept i përafërt me pamjen e re të iPhone 5.
Siç mund ta shikoni nga fotot më poshtë, ky koncept përmban një ekran më të madh dhe më të gjerë, i cili është gjithsesi i ndjeshëm në prekje, ndërsa pjesa e pasme e telefonit është zëvendësuar me alumin për të pasur një pamje të ngjashme me iPad 2.
Sigurisht fotot janë vetëm një interpretim i një personi i cili supozon se iPhone 5 do të duket kështu, ndërsa mbetet për t’u parë nëse modeli i ri i telefonit sensacional të Apple do të jetë me të vërtetë i tillë. / Telegrafi /