Telegrafi

iPhone 5 dhe iPad Mini ndihmojnë shitjet e Apple

Raporti i ri i IDC-së i cili është marrë me dërgesat e “pajisjeve të mençura” thotë se Apple merr 20.3 për qind të totalit të dërgesave për tremujorin e fundit të 2012, pas Samsung e cila kryeson listën me 21.2 për qind të totalit të dërgesave.

IDC thotë se rritja e Apple ka ardhur si pasojë e prezantimit të dy produkteve të rëndësishme, si iPhone 5 dhe iPad Mini, dhe për këtë askush nuk do të duhej të befasohej, duke e ditur se sa mirë po shiten pajisjet.

Megjithatë, pyetje e rëndësishme është se për sa gjatë Apple do të mund të qëndroj pas Samsung, duke marrë parasysh se kjo e fundit tani ka lansuar modelin e ri të telefonit, Galaxy S4, për të cilin thotë se do të shitet deri në 100 milionë njësi. / Telegrafi /