China Telecom ka filluar të marrë porosi të dielën e kaluar, ndërsa China Unicomm është duke u bërë gati që menjëherë të fillojë shitjen e iPhone 5, për të përfituar gjatë sezonit të festave.
Deri më sot, Apple ka lansuar iPhone 5 në më shumë se 100 vende të botës, dhe tek më shumë se 250 operatorë mobil. Ndërsa ende ka disa pengesa të vogla të furnizimit, besohet se shitja kryesore e iPhone 5 do të fillojë në tremujorin e parë të 2013.
Me depërtimin e iPhone 5 edhe në tregun kinez vlerësohet se Apple mund të shesë deri në 50 milionë iPhone në tremujorin e fundit të këtij viti, dhe të pres që në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm të shesë deri në 43 milionë njësi tjera. / Telegrafi /