Telegrafi

iPhone 4S paraqitet në AT&T?

Së fundmi, Engadget ka zbuluar se operatori mobil amerikan AT&T në inventarin e saj të brendshëm ka të listuar edhe modelin iPhone 4S, i cili me emrin zyrtar do të njihet si ‘iPhone 4S White’.

Edhe pse ende nuk ka asnjë detaj tjetër lidhur me këtë model të ri w iPhone, zhurma për këtë model tanimë është krijuar, dhe të gjithë janë në pritje të ndonjë informate zyrtare nga Apple.

Në anën tjetër, të gjithë përdoruesit e iPhone 4 janë në pritje të modelit të ri të këtij telefoni, përkatësisht gjeneratës së pestë të iPhone, i cili pritet të paraqitet në treg brenda pak ditësh.

Deri atëherë, pritja është përgjigja më e mirë për ata që duan ta blejnë një iPhone 5. / Telegrafi /