Telegrafi

iPhone 4S – ik nga burgu!

Edhe pse ueb-faqja e cila është host i jailbreakit në kohën e shkrimit të lajmit ishte jashtë dispozicionit për shkak të mbingarkesës së serverit, duhet thënë se ekzistojnë faqet alternative. Jailbraku quhet GreenPois0n Absinthe dhe duhet instaluar në iOS 5.0 ose 5.0.1 (dhe atë për momentin duke përdorur Mac OS X, derisa versioni për Windows do të arrij së shpejti), e sipas paralajmërimeve instalimi i ndonjë versioni të ardhshëm të iOS-it do të anuloj këtë jailbreak. Natyrisht, nëse bëni jailbreak më nuk vlejnë garancitë që ka dhënë kompania për pajisjen. /Telegrafi/