Telegrafi

iPhone 4 zgjedhet telefoni i vitit në MWC2011

Sipas disa raportimeve në mediat botërore, thuhet se iPhone 4 është zgjedhur telefoni i vitit në këtë ngjarje, ku të pranishëm janë pothuajse të gjithë prodhuesit botëror të telefonave mobil.

Çmimi tjetër është dhënë për kompaninë tajvaneze HTC, e cila është zgjedhur prodhuesi më i mirë i vitit, ndërsa Rovio Mobile e ka zënë vendin e parë në segmentin e lojërave, pas sensacionit të madh që e ka arritur me lojën Angry Birds.

Me siguri se prodhuesit e njohur si HTC, Motorola, Sony dhe shumë të tjerë nuk do të jenë të kënaqur që telefoni i tyre nuk është zgjedhur si më i miri, e sidomos kur merret parasysh mungesa e kompanisë Apple në këtë ngjarje. / Telegrafi /