Telegrafi

iPhone 4, AppStore dhe Angry Birds në librin e Guinness

“Lansimi i iPhone jo vetëm që e ka ndryshuar industrinë mobile, por edhe botën e video-lojërave, gjithashtu” ka thënë Gaz Deaves, redaktor i lojërave në Guinness World Records.

Ndërsa, iPhone 4 është emërtuar si pajisja me shitjen më të shpejtë, pasi që ky model i telefonit të Apple ishte shitur në 1.5 milionë njësi, që në ditën e parë të lansimit, më 24 qershor të vitit 2010.

Për më shumë, Guinness ka thënë se dyqani virtual i Apple, App Store është “tregu” më i famshëm i aplikacioneve mobile.

Ndërsa, loja Angry Birds është shpallur si loja më e paguar në App Store, në shumicën e vendeve të botës, duke u shitur në më shumë se 6.5 milionë herë, dhe kjo vetëm në iOS që nga lansimi i saj, në dhjetor të vitit 2010. / Telegrafi /