Është e premte tashmë, dhe në disa vende ku klientët kanë porositur paraprakisht iPhone 16, porosia e tyre tashmë ndodhet te dera.
Bëhet e ditur se dërgesat e serisë së re të iPhone kanë nisur në Australi dhe Zelandën e Re.
Siç raportoi fillimisht MacRumors, blerësit që porositën paraprakisht një pajisje të re Apple po ndajnë fotografi dhe rishikime të iPhone 16, Apple Watch Series 10 dhe AirPods 4, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se pas Zelandës së Re dhe Australisë, iPhone 16 do të dalë në shitje në Azi, Lindjen e Mesme dhe Evropë.
Amerikanët e Veriut do të jenë të fundit që do të kenë në dorë telefonat e rinj.
Ndërsa dyqanet e Apple zakonisht hapen rreth orës 9:00 të mëngjesit, shumë vende do të fillojnë t’u shërbejnë klientëve në orën 8:00 të mëngjesit që nga 20 shtatori. /Telegrafi/