Site icon Telegrafi

iPhone 13 mund të dalë në treg më 24 shtator

Analisti i Wedbush, Dan Ives tashmë zbuloi shumë nga karakteristikat e reja të pritura të iPhone 13, por ajo që është më interesante është se ai tani ka shtuar edhe parashikimet e datës së lëshimit të iPhone 13 bazuar në kontrollet e tij të zinxhirit të furnizimit.

Sipas raportit fillestar, iPhone 13 mund të ketë një mundësi ruajtje 1TB, dhe gjithashtu një aparat fotografik LiDAR në të gjitha seritë modele të iPhone 13.

Shtoni këtu edhe ekranet 120Hz dhe bateri më të mëdha, shkruan Phonearena.com.

Sipas Ives, Apple do të mbajë ngjarjen e njoftimit të iPhone 13 në “javën e tretë të shtatorit”.

Një vështrim i shpejtë në kalendar zbulon të martën, 14 shtator, si datën e mundshme të ngjarjes iPhone 13, transmeton Telegrafi.

Para-porositjet, sipas historisë së kaluar të iPhoneve të mëparshëm, 17 shtatori është data kur mund të fillojnë ato, dhe ashtu si edhe data e lëshimit të iPhone 13, që mund të jetë 24 shtatori.

Porositë fillestare të iPhone 13 që Apple ka rezervuar me furnitorët për tremujorët e ardhshëm thuhet të jenë 20 milionë më shumë sesa kërkoi për iPhone 12, kështu që ekipi në Cupertino është me sa duket mjaft i fuqishëm në lidhje me azhurnimet e gjeneratave që do të prezantojë në të modeli më i popullarizuar i iPhone 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version