Një video e re e publikuar kohët e fundit nga një kanal në YouTube, i quajtur Techy Paradise, bën një punë të mirë për të përshkruar modelin e ri të iPhone 11 dhe iPhone 11 Max.
Megjithatë, videoja bën disa gabime të mëdha. Së pari, sugjeron që telefonat e iPhone 11 mund të kenë një lexues të gjurmëve të gishtave në ekran. Kjo definitivisht nuk do të ndodhë.
Përveç kësaj, videoja tregon një zonë të zezë që rrethon kamerën e trefishtë me modelin e argjendtë të iPhone 11.
Sipas informacionit nga Ming-Chi Kuo, megjithatë, seria e iPhone 11 do të ketë në të vërtetë një grup kamerash që përputhet me ngjyrën e prapavisë së telefonave.
Sidoqoftë, është një video fantastike përkundër këtyre gabimeve dhe bën një punë të mrekullueshme për të na treguar iPhone 11 dhe iPhone 11 Max të dizajnuar nga çdo kënd. /Telegrafi/