Një iPhone 11 Pro i pretenduar të ketë logon ‘e gabuar’ është shitur për 2,700 dollar.
Fotot e këtij telefoni inteligjent janë shfaqur në një foto në Twitter që tregojnë logon e Apple në pjesën e pasme të iPhone që nuk ishte pozicionuar siç duhet.
Postuar në Twitter të premten nga “Internal Archive”, imazhet përshkruajnë pjesën e pasme të një iPhone 11 Pro nga dy këndvështrime.
Defekti është në pozicionimin dhe këndin e logos së Apple, e cila zakonisht qëndron në qendër të panelit në pjesën e pasme, transmeton Telegrafi.
Në këtë rast, logo është jashtë qendrës dhe anon ma shumë nga ana e djathtë.
https://twitter.com/ArchiveInternal/status/1380511781131550722?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1380511781131550722%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fappleinsider.com%2Farticles%2F21%2F04%2F11%2Fiphone-11-pro-with-misprinted-apple-logo-sold-for-2700
Duke vlerësuar të jetë një shtypje e gabuar “jashtëzakonisht e rrallë” me një shans “1 në 100 milionë”, pretendohet më tej se pajisja arriti të kalonte përmes proceseve rigoroze të sigurimit të cilësisë të Apple dhe të dërgohet tek një klient.
Është e paqartë kur dhe si u shit iPhone i shtypur me një logo gabim për 2,700 dollarë. /Telegrafi/