Site icon Telegrafi

iPhone 11 është telefoni më i shitur në botë, në tremujorin e parë të vitit 2020

Pajisja nga Apple ka lënë shumë prapa konkurrentët nga Samsung dhe Xiaomi. 

Apple me sa duket ka pasur shitje rekorde të iPhone 11. Sepse, siç tregojnë shifrat nga instituti i kërkimit të tregut Omida, modeli më i lirë i serisë iPhone 11 ishte pajisja më e shitur në tremujorin e parë të vitit, transmeton Telegrafi.

Sipas llogaritjeve, ajo ishte shitur 19.5 milionë herë në tre muajt e parë të vitit 2020, pavarësisht sepse ishte kriza nga coronavirusi.

Këto shifra janë pothuajse tre herë më të mëdha sesa Galaxy A51 nga Samsung, i cili vjen në vendin e dytë pak përpara Redmi Note 8 dhe Redmi Note 8 Pro me 6.8 milionë njësi të shitura.

iPhone 11 mposht iPhone Xr

iPhone 11 ka pasur shitje më shumë sesa iPhone Xr në këta tre muaj.

Gjithsej 19.5 milionë pajisje të iPhone 11 janë shitur në tremujorin e parë të vitit 2020, kurse “vetëm” 13.6 milionë iPhone Xr janë shitur në po të njëjtën periudhë kohore. /Telegrafi/

Exit mobile version