Për delegacionin e Kosovës, që po merr pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë në Romë, Ipeshkvia e Kosovës ka shtruar sonte darkë në Romë.
Njoftimin e ka bërë zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, duke bërë të ditur se Ipeshkvia e Kosovës në Romë ka organizuar darkë të veçantë për qeveritarët e Kosovës pranë Vatikanit, transmeton Telegrafi.
Në darkë ishte edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, zonja Alma Lama.
Postimi i Kelmendit në Facebook:
“Darkë e veçantë pranë Vatikanit.
Kryeministri Mustafa, kolegë nga kabineti Qeveritar, Ipeshkvi i Kosovës dhe Ipeshkvi i Tivarit.
Bisedë e gjërë për çështje me rëndësi për qytetarët e Kosovës.
Darkë e organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës në Romë. RK” (sic), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/