Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar pritje me rastin e Fitër Bajramit.
I pari që e vizitoi BIK-un në emër të Kishës Katolike, ishte ipeshkvi Dodë Gjergji, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
“Është ditë feste ku ne sipas Fishtes, Bajram e Pashkë i festojmë bashkë sepse jemi të gjithë vëllezër dhe vazhdojmë të lutemi për njëri-tjetrin, duke iu uruar gjithë popullit tonë, njerëzve që festojnë begati, paqe, rehati, mirëkuptim, pajtim, falje dhe gëzim për secilin”, tha Gjergji./kp/