Së fundmi kemi dëgjuar për mundësinë e tabletit që vjen me një aparat fotografik të trefishtë dhe që madje mund ta shohim këtë vit.
Tani një raport i ri na jep një datë tjetër, por edhe thashetheme më interesante.
Thashethemet më të fundit rreth iPad Pro janë ato që vijnë nga faqja e internetit Koreane The Elec.
Ata kanë një raport që thotë se iPad i ri Pro do të lansohet në mars 2020 dhe se ai do të ketë një modul tre kamerash me teknologjinë 3D.
Ata madje përmendin LG si furnizuesin e këtyre sensorëve të ‘Time of Flight’.
Sipas The Elect, LG do të jetë gjithashtu ofruesi i sensorëve të Time Flight për iPhone-ët e vitit 2020. /Telegrafi/