Site icon Telegrafi

iPar Pro mund të marrë një model të ri në muajin e ardhshëm

Nëse jeni duke menduar të merrni një iPad Pro, mund të dëshironi të pritni.

Sipas një raporti nga DigiTimes, pretendohet se Apple mund të planifikoj të prezantoj një iPad Pro të rifreskuar muajin e ardhshëm.

Kjo përputhet me një thashethem të kohëve të fundit që pretendon se Apple mund të organizojë një ngjarje në mars për iPhone-in e tyre të ri SE 2, transmeton Telegrafi.

Ndërsa DigiTimes nuk ka saktësisht rekordin më të mirë kur bëhet fjalë për thashethemet që lidhen me Apple, duhet të theksojmë se ngjarjet e marsit të Apple herë pas here përmbajnë freskime të produkteve, si për iPad, kështu që nuk do të ishte plotësisht e habitshme për Apple që të lansoj një iPad të ri atëherë.

Nuk dihet shumë për azhurnimet, por me sa duket ai do të ruajë të njëjtat opsione të madhësisë së ekranit dhe rezolucionit por duhet të marrë një ngritje të performancës me përdorimin e çipit A13X, një variant A13 Bionic i gjetur në iPhone-et e vitit të kaluar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version