Telegrafi

iPadi i ri në Evropë pa theks mbi “4G”

Në të vërtetë, Apple ishte cak i kritikave të shumta dhe padive gjyqësore për shkak të mashtrimit të shfrytëzuesve për shkak të pohimit se iPadi i ri përkrah rrjetat e gjeneratës së katërt në tregun evropian dhe tregjet tjera jashtë SHBA-ve. Edhe pse iPadi i ri ka përkrahjen për rrjetat mobile Long Term Evolution (LTE), janë të përkrahura vetëm frekuencat që i dedikohen tregut amerikan, kështu që shfrytëzuesit në Evropë dhe në tregjet tjera nuk mund të përdorin rrjetat mobile LTE.

Por Apple në materialet e veta promocionale në të gjitha rrjetat theksonte se iPadi i ri përkrah rrjetat mobile të gjeneratës së katërt, që habiste blerësit të cilët ishin të bindur se përkrahja për rrjetat LTE do të punoj edhe te operatorët e tyre. Në praktikën e këtillë së pari janë ankuar trupat rregullator në Australi, e pasuan ankesat në Britani të Madhe, Suedi dhe vendet tjera.

Për shkak të kësaj Apple fillimisht largoi “4G” nga materialet promocionale në Australi, më pastaj në Britani të Madhe, dhe tani në mbarë Evropën. Në vend të “Wi-Fi + 4G” tani theksohet “WiFi + Celular”, respektivisht se është e përkrahur WiFija dhe bartja e të dhënave përmes rrjetave të paspecifikuara të operatorëve të telefonisë. /Telegrafi/