Telegrafi

iPad – probleme me të nxehtit?

Pasi që blerësit e shumtë tashmë theksuan se tableti po nxehet më shumë se që ky ishte rasti te gjenerata e mëhershme, në faqen holandeze Tweakers.net kanë vendosur që këto pohime të ia nënshtrojnë një testi. Kanë nisur OpenGL benchmark i cili ka ngarkuar sistemin grafik të të vjetrit iPad 2 dhe iPadit të ri. Është matur se në vetëm pesë minuta punë të testit temperatura e iPadit të ri ka arritur 33.6C, derisa te iPad 2 temperatura është 28.3C. Temperatura më e lartë është matur në pjesën e poshtme të djathtë të pajisjes ku ndodhet procesori, e në atë vend iPadi sipas pohimeve është jo i këndshëm për mbajtje.

Si dhe produktet tjerë të Apple, edhe iPad ka të integruar senzorin i cili shërben për fikje të pajisjes në rast të tejnxehjes. /Telegrafi/