Apple pritet të lansoj një tablet të tretë iPad Pro këtë vit dhe pajisja pritet të ketë ekran 10.5 inç. Sipas disa spekulimeve të fundit, tableti i ri do të ketë rezolucione të njejta me modelin actual që ka ekran prej 12.9 inçëve.
Tableti 12.9 inç iPar Pro posedon ekran me rezolucione prej 2732×2048 pikselë dhe kështu, modeli 10.5 inç mund të ketë të njejtat rezolucione por densitet më të madh të pikselëve.
Dizajneri Dan Provost nga Studio Neat është duke punuar në rezolucionet e iPad Pro të ardhshëm dhe së fundmi ai ka ndarë disa detaje për këtë model.
“iPad me 10.5 inç do të ketë rezolucionet e njejta me ato të iPad Pro 12.9 inç dhe densitetin e pikselëve të iPad Mini.” – ka deklaruar Provost.
Apple pritet që të sjell tri versione të reja të iPad Pro këtë vit.