Telegrafi

iPad për 1.2 milionë dollarë

Mirëpo, tableti i kompanisë Apple, iPad, i cili duket më poshtë mund të jetë kompjuteri më i shtrenjtë që është bërë ndonjëherë, pasi që i njëjti kushton jo më pak se 1.2 milionë dollarë amerikan.

Tableti 1.2 milionësh është i mbuluar me 18 karat ari, 300 karat diamantë të përkryer, me logon e kompanisë Apple, e cila është e mbuluar me diamant të zi.

Shumica prej nesh me siguri se mendojnë se ka shumë gjëra tjera më të vlefshme në të cilat mund të shpenzohen 1.2 milionë dollarë, mirëpo nëse dëshironi një tablet me diamante, atëherë duhet të drejtoheni tek Camael Diamonds. / Telegrafi /