Telegrafi

iPad Mini vjen në tetor?

Ndërsa, kohëve të fundit janë publikuar edhe disa raporte të cilat thonë se iPad Mini është duke u përgatitur nga Apple.

Më saktë, është Bloomberg që ka thënë se Apple po planifikon të lansojë versionin minimal të iPad, dhe pajisja do të vijë në treg me një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 ose 8 inç.

Disa punonjës brenda Apple kanë thënë se iPad Mini do të vijë me ekran mes 7 ose 8 inç, mirëpo burimet e këtij informacioni nuk janë bërë të ditura pasi që Apple nuk e ka bërë këtë plan ende publik.

Për më tepër, thuhet se Apple do ta lansojë modelin e tabletit Mini gjatë muajit tetor, ndërsa ekrani i saj nuk do të jetë në formatin HD, thekson burimi i Bloomberg. / Telegrafi /