Telegrafi

iPad Mini me çmim prej 249 euro?

Ndërkohë, në internet kanë filluar qarkullimet e thashethemeve rreth detajeve të çmimit të këtij produkti. Mobile Geeks ka raportuar disa nga këto detaje të çmimeve, dhe sipas këtij burimi thuhet se çmimi startues do të jetë 249 euro për versionin 8gb WiFi only të iPad Mini.

Produkti pritet të vij në treg me katër zgjedhje: 86, 16gb, 32 gb dhe 64 gb hapësirë ruajtëase. Ndërsa, pajisja do të ketë opsione të ndryshme të konkektimit si vetëm WiFi dhe WiFi plus 4G LTE. Gjithashtu, do të ketë mundësi të zgjedhjes së dy ngjyrave, të bardhë dhe të zezë.

Kështu, të gjitha këto specifika do të krijojnë 16 modele të ndryshme të gatshme për dalje në treg. Këto detaje të publikuara ende nuk janë konfirmuar nga Apple por nësë janë të vërteta, çmimi  për një pajisje të tillë duket mjaft i arsyeshëm. /Telegrafi/