Telegrafi

iPad Mini lansohet më 23 tetor, sipas AllThingsD

Përveq datës ende nuk janë zbuluar detaje tjera rreth pajisjes më të re të Apple. Sipas AllThingsD, burimet e informacioneve të tyre nuk kanë dashur të bëjnë publike detaje shtesë.

Nga raportet e fundit të dalura nga ueb sajte të ndryshme teknologjike, thuhet se pajisja do të ketë ekran 7.85 inç, mbushësin e ri nga Apple – Lightning, dhe dizajn shumë të hollë. /Telegrafi/