Telegrafi

iPad Mini del në shitje në fillim të nëntorit?

Së fundmi, sipas një raporti të fundit nga Fortune, thuhet se Apple zyrtarisht do të lajmëroj daljen e iPad Mini më 17 tetor. Sipas raportit, Apple do të dërgoj ftesat për eventin e lajmërimit të iPad Mini më 10 tetor pasi që Apple zakonisht dërgon ftesat një javë para ndodhisë.

iPad Mini thuhet se ka ekran 7.85 inç dhe nëse dalja e pajisjes lajmërohet më 17 tetor, mund të presim daljen në treg në fillim të muajit tjetër.

Sipas po të njejtit raport, Apple do të filloj shitjen më 2 nëntor, ndërsa pajisja do të jetë e gatshme për para-porositje më 19 tetor. /Telegrafi/