Telegrafi

iPad mban 93 për qind të tregut

Edhe pa këtë të fundit, Apple thotë se zotëron më shumë se 93 për qind të tregut të kompjuterëve tablet.

Sipas një raporti të kohëve të fundit, më shumë se 4.5 milionë tablet janë shpërndarë në tremujorin e fundit të vitit 2010, ndërsa nga gjithë kjo sasi Apple ka shitur më shumë se 93 për qind të tyre.

Mirëpo, ky trend mund të ndryshojë duke e marrë parasysh faktin se çdo ditë e më shumë oferta po rritet, pasi që prodhues të ndryshëm botëror tashmë kanë lansuar në treg modelet e tyre origjinale të kompjuterëve tablet.

Përfundimisht, besohet se Apple do të arrijë të shesë edhe më shumë se sa vitin e kaluar, duke kaluar edhe njëherë të gjithë konkurrentët e saj që garojnë me të në të njëjtin segment të tregut. / Telegrafi /